Masakra ne Itali, nena e 3 vajzave: Do te binin ne duart e mafies
“Në Itali ka mafiozë. I vrava tri vajzat e mia që të mos përfundonin keq”. Edlira Çopa (Dobrushi), 37-vjeçarja që vrau tri vajzat e saj mesnatën e së shtunës së shkuar në Lecco të Italisë, ka dëshmuar para hetuesve se e ka bërë krimin nga dëshpërimi. Një dëshmi e vakët, nisur nga problemet shëndetësore pas plagëve të marra nga tentativa e vetëvrasjes, por edhe shqetësimeve mendore. Ajo ka pranuar masakrën ndaj të miturave, 3, 10 dhe 13 vjeçe, pas humbjes së çdo shprese nga ndarja me të shoqin dhe pasojat e rënda ekonomike që do të kishte në të ardhmen.