Mbeshtetja e Ambasades Amerikane per zgjedhjet, ja ku do fokusohet
Nesër, e enjte, 28 mars, ora 10.00 në Hotel Tirana International, Ambasadori Aleksandër A. Arvizu do të prezantojë mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zgjedhjet Parlamentare 2013 në Shqipëri.
Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës Amerikane, mbështet përpjekjet e shoqërisë civile civile që adresojnë aspektet më të rëndësishme të proçesit zgjedhor në Shqipëri, të cilat përfshijnë: nisma ndërgjegjësimi ndaj votuesve; të drejtat dhe përqasja zgjedhore për personat me aftësi të kufizuar, komuniteti Romë, LGBT-të, dhe grupeve të tjera të pafavorizuara ose pakicave; pjesëmarrjen e grave si votuese dhe kandidate; pjesëmarrjen e të rinjve votues dhe atyre që votojnë për herë të parë; forume qytetare; fushata të medias sociale, etj.
USAID/Albania do të sigurojë ndihmë teknike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në planifikimin dhe vlerësimin përgjatë dhe pas zgjedhjeve. Përveç kësaj, USAID do të ofrojë mbështetje për Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë, i cili do të vëzhgojë të gjithë procesin zgjedhor, dhe Institutin Demokratik Kombëtar (NDI), i cili do të kryejë punë monitoruese ndërkombëtare.
Nisma Act Now – Albanians Coming Together Now është duke organizuar tre debate parazgjedhore, më 5 prill, 23 prill dhe 3 maj. Pjesëmarrësit në debate – anëtarë të forumeve rinore nga Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Fryma e Re Demokratike, dhe Aleancës Kuq e Zi – do të mbulojnë temat e arsimit dhe punësimit, shtetit të së drejtës dhe luftës ndaj