Mbyllet tregu tek ish-uzina “Dinamo”. Tregtaret protestojne dhe thone se tregu i ri po behet nga dikush afer me PD-ne
Tregtarët që kryejnë aktivitetin e tyre në zonën e ish- uzinës “Dinamo” janë ngritur sot në protestë një ditë pasi bashkia dhe Prefektuar e Tiranës vendosën mbylljen e tij. Ata kanë bllokuar për disa minuta rrugën që shkon për te tregu, duke vemndosur kazanë mbeturinash. Në thirrjet e tyre “duam bukë”, tregtarët kanë kërkuar të takohen me prefektin dhe kryen e bashkisë, duke theksuar se në tregun, i cili tashmë po mbyllet nuk ka asnjë problem për sa i përket kushtet. Pse po mbyllet atëherë? “ Një i afërt i PD-së ka bërë një treg atje poshtë dhe duan që ne të shkojmë atje. Lul Basha ka ardhur për zgjedhje ka thënë do ju japim kushte më të mira. Tani asnjë nuk del as nga PD-ja dhe as nga PS-ja nuk flasin. Do vazhdojmë protestat. Tregu tjetër ku na thonë të shkojmë është shumë larg, atje njerëzit vijnë vetëm me makina, këtu vihet në këmbë, madje edhe me karroca”, citon “News24” një prej tregtarëve. Kjo është protesta e tretë, pas asaj të drejtuesve të furgonëve dhe protestës për abonetë, duke lënë mënjanë protestat politike.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/tregtaret-tek-ish-uzina-dinamo-proteste-per-mbylljen-e-tregut-na-hoqet-buken-e-gojes–201300.html
s.z
Marrë nga ResPublica.al