Mesila Doda propozon te shpallim diten e vizites se Papes si feste kombetare!
Deputetja demokrate Mesila Doda paralajmëron ndërmarrjen e një inisiative parlamentare për të shpallur 21 Shtatorin, ditën kur Papa Francesku vizitoi Shqipërinë, si festë kombëtare dhe ditën e përkujtimit të martirëve të besimit, shkruan TemA bazuar mbi nje koment te deputetes ne Facebook.
“Nisur nga mesazhet, debatet dhe propozimet e bëra nga miqtë e mi gjatë këtyre ditëve, kam mendur të institucionalizoj sugjerimet që kam marrë në një inisiativë të re parlamentare.
I propozoj gjithë kolegëve të mi të Parlamentit që të bashkohemi në inisiativën që të shpallim 21 shtatorin, ditën historike të vizitës së Papa Franceskut, si festë kombëtare dhe ditën e përkujtimit të martirëve të besimit.
Le të jetë një ditë ku të bashkohemi me lutje për të përkujtuar martirët e besimit të diktatures dhe ti nderojmë së bashku pa vanitet, pa kotësira, pa dallime religjionesh, bindjesh politike a ndarjesh gjeografike.
Le të jetë një ditë ku të reflektojmë për të shkuarën dhe të ardhmen“, shkruan Doda në një postim në rrjetin social Facebook.