Më shumë se 30,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion duke i bërë thirrje fjalorit të Oxfordit të ndryshojë “përkufizimin seksist të gruas”.
Drejtuesit e Ndihmës së Grave dhe Partia e Barazisë së Grave janë ndër ata që kanë nënshkruar peticionin e hapur, i cila i bën thirrje Oxford University Press (OUP) të ndryshojë në fjalorët e saj “seksistë” fjalën “grua”.
Sipas përshkrimit të peticionit në platformën Change.org, fjalori i Oksfordit ka një sërë sinonimesh për fjalën “grua”, duke përfshire dhe fjalët “kurvë, pjesë, plehrë, vegël, zog” dhe disa terma të tjerë ofendues të gjuhës së përditshme në anglisht.
Maria Beatrice Giovanardi, e cila e filloi peticionin, i tha PinkNews se ajo ishte “shokuar” kur kuptoi se përkufizimi i gruas në fjalorin e Oksfordit “përdor sinonime dekurajuese dhe shembuj urrejtjeje që përjetësojnë stereotipe negative për gratë”.
Në të kundërt, për fjalën “burrë”, shembujt dhe sinonimet janë shembullore, duke treguar intelektin dhe statusin shoqëror.
“Ndjeva se kisha nevojë të theksoja qartë – që të mos përshkruash burra dhe gra në një mënyrë po aq respektuese, i bën disavantazhe grave, sepse ajo përjetëson stereotipe negative që i paraqesin gratë si qenie më të vogla, gjë që nga ana tjetër ndikon në mënyrën se si trajtohen gratë.”
“Ky është vetëm një nga shembujt e shumtë të seksizmit të përditshëm dhe se si kultura kryesore dehumanizon shpesh gratë duke i portretizuar ato si objekte seksuale ose në varësi të burrave.”
Peticioni po i bën thirrje OUP-së të fshijë të gjitha frazat dhe përkufizimet që diskriminojnë gratë, të zgjerojnë regjistrimin e fjalorit për gratë dhe “të përfshijnë shembuj përfaqësues të pakicave, për shembull, një grua transgjinore, një grua lezbike”.
“Ne nuk i mbështesim fushatat anti-trans dhe as kemi ndonjë lidhje me zërat reaksionarë, regresivë anti-trans,” tha Giovanardi.
“Fushata për të ndryshuar përkufizimin seksist të fjalorit nuk është vetëm thirrje për heqjen e termave dhe sinonimeve diskriminuese për gruan, por edhe për përfshirjen e personave LGBTQ për të përshkruar gratë , grua trans, grua lezbike etj.”-tha Maria Beatrice Giovanardi./ HistoriaIme