Miliarda euro hashash vetem ne Lazarat! Shteti ben sikur nuk di, nderkohe te gjithe e dime! Nje shenim sikur te legalizohej…
Fotoja dhe informacioni me poshte eshte marre nga gazeta TemA
Në Lazarat, shkruan kjo gazete, kultivohet kanabis me një vlerë marramendëse. Kështu mendojnë italianët.
Shuma marramendëse, 4.5 miliard euro, e siguruar nga tregtia e hashashit, është bërë publike nga drejtori i Repartit të Aviacionit të ‘Guardia di Finanza’, Stefano Bastoni, gjatë një konference për shtyp së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Duke shprehur shqetësimin e policisë italiane, sepse kanabisi që kultivohet në Shqipëri tregtohet masivisht në Itali, Bastoni tha se avionë me teknologji të përparuar kanë zbuluar qindra plantacione me kanabis, ku vetëm në Lazarat lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë, ndërsa nga vlera e shitjes së saj mund të përfitohet 4.5 miliard euro.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment ndaj deklaratës tronditëse të homologët të tij italian, ndërsa kryetari i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko, e ka konsideruar këtë deklaratë si të çmendur.
Për TemA-n, Aliko tha se është e pamundur që nga Lazarati të sigurohet një shumë kaq e madhe, pasi sipas tij, edhe sikur e gjithë Shqipëria të kultivonte hashash, nuk mund të siguroheshin kaq para.
“Nëse është deklaruar kështu, mua më duket një çmenduri, pasi nuk është aspak e vërtetë. Në Lazarat nuk kultivohet një sasi kaq e madhe e kësaj lënde narkotike që të justifikonte vlerën e 4.5 miliard eurove. Duhet të jetë një gabim”, tha Aliko, i cili nuk ka mohuar faktin që në komunën që ai drejton, edhe këtë vit është mbjellë hashash.
Madje kryekomunari deklaroi se për shkak të zgjedhjeve, këtë vit është shtuar sasia e mbjellë me kanabis, kjo e krahasuar me vitet e fundit.
SHENIM I REDAKSISE HISTORIA-IME.COM: CFARE DO TE NDODHTE NESE LEGALIZOHEJ ?
E ka bere Hollanda ne fillim te viteve 2000 dhe ndryshe nga frikerat e supozuara, perdorimi i kesaj droge te lehte jo vetem qe nuk pati rritje mes popullsise vendase por perkundrazi u ul. Nga ana tjeter, mbi 54 perqind e amerikaneve besojne se legalizimi duhet te ndodhe. Ne dy shtete ka ndodhur per motive “rekreative” dhe mbi 65 perqind e amerikaneve besojne se nuk duhet te kete ligje federale qe ndalojne keto ligje te shteteve te vecanta.
Ata qe besojne se legalizimi eshte nje zgjidhje, argumentojne se do te ulej ndjeshem niveli i kriminalitetit qe lidhet me kultivimin dhe trafikimin e lendes ne kushtet kur ajo eshte ilegale dhe se legalizimi do te sillte permiresim te ekonomise e cila do te gjallerohej me nje mall te ri, per te cilin do paguheshin taksa e qe ne kushtet e nje vendi te vogel thuajse ekzotik ne syte e te huajve, kjo do te sillte ne shtimin e ndjeshem te turisteve.
Eshte fakt se sot nuk ka as edhe nje mundesi qe shteti te ndaloje qofte perdorimin, qofte kultivimin e kanabisit. Ne cdo vend te Shqiperise, te rinjte apo kushdo qe ka deshire ta perdore e gjen kollaj… Nga ana tjeter, nuk ka as edhe nje person te vetem ne Shqiperi qe te mos e dije se ne Lazarat kultivohet kanabis. Atehere?!