Ministri i Drejtesise i pret drute shkurt: “Gjin Gjoni te tregoje si e ka fituar pasurine, te mos flase per presione e shantazhe”
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka reaguar sot ndaj deklaratave të djeshme të gjyqtarit Gjin Gjoni, sipas të cilit, ndaj tij po bëhen presione. Naço është përgjigjur me një ton jo të zakonshëm duke lënë të kuptohet se rruga e nisur për të bërë ndryshime në KLD nuk mund të mbyllet. “Gjini është aq i vogël sa nuk e mbulon dot diellin me shoshë. “Nuk kam asgjë personale me të, ai e ka me veten dhe pasurinë e tij. Pyetja i bëhet për pasurinë, ai përgjigjet për presione e makinacione. Ai fliste për presione ndaj biznesve të familjes se tij, kur thotë që ministri ishte i paaftë të provonte akuzat. Del e thotë që kryeministri bën presion e po vë gjoba ndaj bizneseve të familjes se tij, që tregon konflikt të hapur interesi ndaj detyres si anëtar i KLD-së dhe gjyqtar”, ka thënë Naço që ka bërë thirrje direkte për Gjonin: “Të tregojë si e ka fituar pasurinë, të mos flasë për presione e shantazhe”.
http://www.panorama.com.al/2014/07/17/naco-gjoni-i-vogel-se-mbulon-dot-diellin-me-shosh-letra-e-kld-jo-serioze-politike/
s.z
Marrë nga ResPublica.al