Mjeket refuzojne mjekimin, 2 femije talasemike protestojne para spitalit
Dy fëmijë talasemikë, së bashku me babain e tyre, kanë protestuar para spitalit të Vlorës , pasi mjekët e këtij spitali refuzojnë mjekimin e dy të miturve, pavarësisht urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë. Babai i dy fëmijëve Thimi Mino akuzon bluzat e bardha në Vlorë, që sipas tij, jo se nuk munden, por nuk duan të marrin përsipër trajtimin e dy fëmijëve përmes transfuzionit të gjakut. Një procedurë e nevojshme kjo për jetesën normale të vogëlushëve.