Mundesia per te reformuar te djathten ne Itali dhe “per te hequr qafe” perfundimisht Berluskonin?
Debati i se dieles
Kristi Pinderi
Gazeta me e madhe ne Itali “Repubblica” eshte media e cila prej me shume se 10 vitesh i eshte qepur Berluskonit dhe nuk i ndahet. Ishin lajmet e para qe kjo gazete botoi ne lidhje me evazionin fiskal te ish kryeministrit, e me tej, po raportimet e kesaj gazete e pas saj te te gjithe medias, ne lidhje me skandalet seksuale te ish kryeministrit, ishin ato qe me dy fjale nisen te rrenojne karrieren politike te nje njeriu qe ka dominuar Italine qe nga viti 1994.