Myslimanet, historia dhe miti i Skenderbeut
Fatos Lubonja
Nuk mund të mos më tërhiqte vëmendjen një polemikë që erdhi nga Kosova mbi Skënderbeun, që u referohej edhe polemikave që janë hapur në Shqipëri mbi rishkrimin e historisë dhe dekonstruktimin e miteve. Më tërhoqi vëmendjen jo vetëm nga rëndësia e saj, por edhe pasi kam qenë një ndër pjesëmarrësit aktivë të këtyre polemikave me debate, shkrime e botime në “Përpjekja”.