Nard Ndoka: Kur merren me ty, tregon se ke vlere
Nard Ndoka, që tashmë është kthyer në një fenomen në rrjetet sociale, për shkak të shprehjeve të tij “filozofike”, ka thënë një intervistë të gjatë për “GSH”, ku është ndalur edhe në këtë pikë. Dhe, përgjigjien e ka dhënë me një frazë “alla Ndoka”: kur merren me ty, tregon se ke vlerë.
“Në politikë krijohen gjithmonë probleme artificiale dhe të sajuara. Këto janë kuzhinat mediatike të klaneve të ndryshme politike sot. Por kur merren me ty, tregon se ke vlerë.
Është e vërtetë, se çdo e keqe, e ka edhe një të mirë. Ka disa që thonë, pse e luftojnë këtë njeri kaq shumë? Diçka do ketë këtu! Dhe këto enigma shpesh marrin një përgjigje dhe besoj, se e kanë marrë tashmë. Unë jam një politikan që nuk tërhiqem dhe as shantazhohem, por eci vetëm përpara me guxim dhe i orientuar drejt”, ka thënë Ndoka.
Më tej në intervistën me karakter më së shumti për jetën personale, Ndoka ka thënë se ka qenë sulmues i talentuar fëmijë dhe një njeri rebel dhe se nuk ka lënë libër pa lexuar gjatë rinisë së tij./TemA/
Foto e marre ne rrjetin social Facebook

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.