Nderrohet makina me bilete stadiumi!
Ndeshja që do të luhet nesër mes Shqipërisë dhe Danimarkës duket se ka patur një vëmendje të veçantë edhe për shkak se është ndeshja që do të inagurojë stadiumin “Elbasan Arena”.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar disa ditë më parë çmimet e biletave për këtë ndeshje por tifozët shkruajnë në rrjete sociale se ka qenë shumë e vështirë të gjeje bileta për shkak se numri i nxjerrë në shitje ishte shumë i kufizuar.
Sipas Gazetës TemA një numër shumë i madh biletash është shpërndarë falas nga FSHF për administratën. Ndërkohë në rrjete sociale qarkullojnë fotografi personash që zotërojnë një numër shumë të madh biletash VIP. Kjo situatë ka bërë që tifozët të reagojnë me ironi kundrejt kësaj situate absurde.
Çmimet e biletave të deklaruara nga Federata Shqiptare e Futbollit:
Tribuna A2 + A310,000 lekë/71.4 Euro
Tribuna B310,000 lekë/71.4 euro
Tribuna B2 + B48,000 lekë/57.1 euro
Tribuna A1 + A48,000 lekë/57.1 euro
Tribuna B1 + B56,000 lekë/42.8 euro
Tribuna E3,000 lekë/21.4 euro
Tribuna D + F2,000 lekë/14.3 euro
TribunaG1 + G3 + C1 + C3 1,500 lekë/10.7 euro
Tribuna G2 + C21,000 lekë/7.2 euro