Ne dhomen e adoloshentit britanik qe planifikonte te kryente masakra ne kopsht femijesh, universitet e xhami
Në këto imazhe shfaqet dhoma e adoloshentit neo-nazist, i cili akuzohet se po planifikonte një masakër në një kopsht fëmjësh. Në dhomë mund të shihet flamuri i Gjermanisë nzistë që varet mbi krevatin e 18-vjeçarit Michael Piggin. Emblema fashiste varet mbi hartën e botës, e rrethuar nga copa gazetash, ku duken armë lufte dhe fytyra e Xhokerit në filmin “Batman”. Edhe pse nuk shfaqen në foto, oficerët e policisë që hynë në dhomën e Piggins gjetën mbi krevat një arsenal me bomba, pushkë dhe bomba gazi.