Nga 2 prilli qeset plastike me pagesë në të gjitha supermarketet e Tiranës
Bashkia e Tiranës ka bërë publike nismën për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike. Nga data 2 prill, Tirana do të jetë qyteti i parë në Shqipëri që do të nisë aplikimin e pagesës prej 3 Lek për qeset e vogla dhe 5 Lek për qeset e mëdha në të gjitha supermarketet. Politika e pagesës sipas Veliaj, bëhet për t’i dekurajuar njerëzit që të mos marrin qeset plastike.
Duke i vlerësuar qeset plastike si ndotëse të mëdha dhe me efekte të parikuperueshme në mjedis, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nënshkroi me përfaqësuesit e shoqatës së supermarketeve kryesore marrëveshjen për kufizimin e përdorimit të qeseve plastike dhe për zëvendësimin e tyre nga trasta. Veliaj tha se çdo vit Tirana prodhon 100 tonë qese çdo muaj, të cilat janë të mjaftueshme për të bllokuar kanalizimet apo për të ndotur lumenjtë.
Kjo fushatë shihet si e vetmja mënyrë për ti vënë fre ndotjes tha Veliaj. Ai theksoi gjithashtu se përmes kësaj nisme synohet edhe një jetë e shëndetshme për të gjithë ata që jetojnë në kryeqytet.
Burimi: Gazeta Shqip