Nishani thyen protokollin per Berishen
Basha e Berisha refuzojne trokitjen e gotave me Ramen e Meten ne ceremonine presidenciale
Politika shqiptare e cila nuk ia doli të bashkohej në festimet e së shtunës për marrjen e statusit të vendit kandidat, u detyrua të bëhet bashkë në Kuvend, e më pas në Presidencë, ku Presidenti Nishani mblodhi krerët e shtetit në ceremoninë e nderimit të Presidentit të KE-së, Jose Manuel Barroso, me dekoratën e “Flamurit kombëtar”. Të pranishëm në këtë ceremoni të organizuar nga Presidenti Nishani ishin Kryeministri Edi Rama; Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta; kreu i PD-së Lulzim Basha; ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati; ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha; kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit dhe ish-ministre e Integrimit, Majlinda Bregu, si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.