Nje 26 vjecar vritet ne Rimini ne sy te gruas
RIMINI – Një burrë me origjinë shqiptare, është vrarë sot nga të shtëna armësh në provincën e Misanos në Rimini, raporton shqiptarja.com.
Viktima është Mimet Zyberi, 26 vjeç, i cili është gjetur i vdekur në rrugë përpara një supermarketi.
Siç raportojnë mediat italiane, Mimet Zyberi është qëlluar tetë herë me pistoletë në sy të gruas së tij. Nga hetimet paraprake rezulton se autori ka qëlluar shqiptarin pas një zënke, duke u larguar më pas nga vendi i krimit.