Një gënjeshtër për klikime

Fotoja më lartë, është shpërndarë masivisht në rrjete sociale ditët e fundit, duke e paraqitur sikur ajo është shkrepur të shtunën në Paradën e Krenarisë në Tiranë.
E vërteta është krejt ndyshe. Kjo foto është prerë dhe edituar për të ngjallur debat dhe pakënaqësi dhe nuk është shkrepur në Tiranë por në Vienë që para një viti.
Tanimë që e vërteta doli në dritë, mediat dhe gazetarët duhet të kërkojnë falje për manipulimin e debatit publik, dëmin psikologjik që i shkaktohet komunitetit LGBTI dhe shpërndarjen e qëllimshme të një Fake-News.
