Nje termet i fuqishem godet Kalifornine (VIDEO)
Një tërmet 6.1 ballë i shkallës rihter ka goditur sot Kaliforninë e veriut.
Sipas CNN ky është tërmeti më i madh që nga viti 1989 në bregun perëndimor të SHBA.
Njoftimet e para flasin për dëme të shumta materiale dhe të plagosur.
Të paktën 15 mijë njerëz kanë ndjerë “tronditje ekstreme” dhe qindra mijëra të tjerë kanë ndjerë “tronditje shumë të forta”, ndërkohë që janë miliona ata që e kanë ndjerë tërmetin.
Sipas raportimeve të para janë parë edhe disa vatra zjarri në banesa të ndryshme.
Sipas CNN ka patur edhe njerëz që janë bllokuar në rrënoja.
Duke klikuar KETU mund te degjoni deshmite e dhena per CNN.
Me poshte video nga raportimet e para.