Një tjetër vrasje e paralajmëruar. Si dështuan institucionet në Fier

31-vjeçari Elton Metaj ka vrarë mbrëmjen e së premtes ish-bashkëshoeren Sabrina Bengajn në Fier.
Vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier ështe një krim i paralajmëruar, por që nuk u mor parasysh nga organet kompetente, dhe u neglizhua si shumë raste të tjera.
31-vjeçari Elton Metaj që vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, Sabrina Benga, një vit më parë e kishte mbajtur viktimën bashkë me familjen e saj për rreth 5 orë në të njëjtën banesë ku ndodhi ngjarja e sotme.
Ai i kishte liruar vetëm pas ndërhyrjes së policisë, ndërkohë që këta të fundit e kanë lënë të lirë shumë shpejt, pa vuajtur dënimin e merituar.
Burri 31 vjeçar Elton Meta ka shkuar në banesën e ish-vjehrrit të tij dhe ka vrarë me armë zjarri ish- bashkëshorten e tij 23-vjeçare.
“Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.” – informoi policia./HistoriaIme