“Panorama”: Kisha ngre traun ne Kepin e Rodonit. 100 leke takse per cdo vizitor
“Panorama” shkruan sot për një ngjarje që nuk është shumë e zakonshme. Ose më mirë, nuk ndodh ta dëgjosh shpesh. Bëhet fjalë për një taksë, 100 lekë, që kërkohet nga Kisha Katolike, françeskanët siç shkruan gazeta, për çdo udhëtar që kalon drejt Kepit të Rodonit.”Komuna Ishëm ka ngritur shqetësimin për vënien e traut dhe të tarifës, duke kërkuar nga përfaqësuesit e kishës që vjeljen e taksave ta kryejnë pranë objektit fetar, i cili ndodhet rreth tre kilometra larg nga vendi ku është vendosur trau dhe 30-40 m larg bregut të detit në Kepin e Rodonit”, njofton gazetari Leonidha Musaj. Për të përligjur këtë veprim kisha ka vendosur simbolin e kryqit në vendin ku është ngritur trau, veprim ky që sipas përfaqësuesit ligjor të kishës Sokol Dedndreaj është bërë për të prezantuar zonën në sy të vizitorëve si pronë të kishës. Madje sipas tij edhe taksa merret për të mirëmbajtur ambientin dhe monumentet historike.
s.z
Marrë nga ResPublica.al