Papa Francesku deklaron se evolucioni dhe Big Bangu kane te drejte dhe Zoti nuk eshte magjistar me shkop magjik
Teoritë e evolucionit dhe Big Bangut janë të vërteta dhe Zoti nuk është “një magjistar me një shkop magjik”, deklaroi Papa Françesku.
Duke folur tek Akademia Pontifike e Shkencave, Papa bëri disa komente të cilat ekspertët thonë se i solli fundin “pseudo teorive” kreacioniste dhe të dizajnit inteligjent, për cilat shumë argumentojnë se u inkurajuan nga Benedikti i XVI.
“Kur lexojmë për Krijimin tek Origjina, kalojmë rrezikun e të menduarit të Zotit si një magjistar, më një shkop magjik të aftë për të bërë gjithçka. Por kjo nuk është kështu.” tha Fransis
Ai shtoi: “Ai krijoi qëniet njerëzore dhe i la të zhvillohen sipas ligjeve të brendshme që i dha gjithësecilit për të arrirë vetëpërmbushjen.”
“Big Bangu, që sot e mbajmë si origjinën e botës, nuk hedh poshtë ndërhyrjen e një krijuesi hyjnor, por më mirë, e kërkon atë.
“Evolucioni në natyrë nuk është i papajtueshëm me nocionin e krijimit, sepse evolucioni e kërkon krijmin e qënieve që evolojnë.”