Pedofilët e kanë vendin në burg/ Rrugët e Tiranës mbushen me mesazhe, të enjten protestë!

- Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj në Tiranë ka shokuar mbarë opinionin publik, ndërsa aktivistë të shoqërisë civile kanë reaguar ashpër për veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore për këtë ngjarje të rëndë.
Një ngacmim seksual, që kishte ndodhur prej kohësh, nën hundën e institucioneve publike, por edhe me dijeninë e një pjese të mirë të shoqërisë, është tronditëse për atë që po ndodh sot në vendin tonë.
Në këto kushte, kur heshtja e institucioneve përballë një ngjarje kaq të rëndë, aktivistët e shoqërisë civile kanë mbushur rrugët e Tiranës me shkrime kundër dhunës ndaj vajzave e grave, e fëmijëve, dhe të enjten në orën 16:00 në sheshin Nënë Tereza kanë lajmëruar një protestë.