Pezullohen lejet dhe planet vendore deri ne vitin 2015
Qeveria ka vendosur të ndërhyjë për të kufizuar të drejtën e pushtetit vendor në dhënien e lejeve ndërtimore. Kryeministri Edi Rama ka folur sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit ku ka deklaruar se të gjitha planet vendore të miratuar deri në vitin 2015 do të pezullohen. “Ky është një vendim qe do te merrej edhe pa ndarjen e re administrative ne kushtet kur eksperienca e tregon që interesi i fazës së fundit të mandatit ka sjellë plagë shumë të mëdha, kemi raste flagrante të lejeve të dhëna para e gjatë fushatës nga autoritete vendore të papërgjegjshme. Mjafton të shohim vijën e bregdetit e të bëjmë përputhje të shëmtive që shohim për të kuptuar se pjesa më e madhe e shëmtimit ka ardhur si rezultat i dorëlëshimit të periudhës para e gjatë zgjedhore. Pezullim lejeve të reja zhvillimore dhe planet e detajuara vendore deri ne konstituimin e organeve përfaqësuese në zgjedhjet e vitit 2015″, tha Rama. Duket se kjo fjalë përfshin ndoshta edhe pallatin 20 katësh te liqeni Artificial, që i hapi rrugën një debati politik dhe akuzave nga të dyja palët.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/rama-pezullim-zbatimit-te-planeve-vendore-deri-pas-zgjedhjeve-te-2015-es-207057.html
s.z
Marrë nga ResPublica.al