Po ku dreqin jane parate e Lazaratit?
Pasi dëgjuam lajme të bollshme mbi sasinë e stërmadhe të drogës dhe fidanëve të marijuanës të kapur në Lazarat gjatë operacionit policor tetëditor, na ka dalë një problem. Paratë e drogës, të cilat, sipas njoftimeve të policisë mbi sasinë e kapur, duhet të arrijnë në qindramilionë euro, nuk po duken gjëkundi. Madje, së fundmi, policia e shtetit raportoi se ka gjetur “rreth 27 milionë lekë të vjetra”, duke shënuar një nga ato rastet e shëmtuara të përdorimit të “lekëve të vjetra” për t’i bërë lekët të duken më shumë. Këto lekët e vjetra, janë të barazvlefshme me 20 kg marijuanë.