Policia shoqeron 20 persona per vrasjen e bankierit Santo, mblidhen kreret e policise
Policia ende nuk ka asnjë të arrestuar për ekzekutimin mafioz të bankierit dhe botuesit Artan Santo, 24 orë pasi ai u vra pranë bankës që ai drejtonte, në zemër të kryeqytetit, në zonën e ish-Bllokut. Deri tani janë shoqëruar 20 persona për t’u pyetur në cilësinë e dëshmitarit ose si të dyshuar se mund të kenë qenë në dijeni të ngjarjes.
Drejtori i përgjithshëm i policisë, Artan Didi ka zhvilluar dje gjatë orëve të mbrëmjes dhe sot në mëngjes takime të vazhdueshme me nëndrejtorin Sokol Bizhga për t’u njohur për ecurinë e hetimeve. Një grup të posaçëm hetimor me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla ka ngritur edhe Prokuroria e Përgjithshme.
Sipas te dhenave nga grupi i hetimit, mes te shoqeruarve, 2 prej tyre, Kreshnik dhe Bledar Tushaj jane marre ne pyetje gjate gjithe nates dhe do te merren serish ne pyetje sot nga prokurore pasi dyshohet te kene dijeni lidhur me motorin qe u perdor nga 2 vrasesit me pagese ne ekzekutimin e bankierit Artan Santo. Sipas hetimit, emri i tyre doli pas arrestimit diten e djeshme te pronarit te motorit dhe pronarit te servisit ku ishte shitur motori.
27 qershor 2014 (gazeta-Shqip.com)