Portofoli i vjedhur i Olldashit naten e aksidentit
Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet në lidhje me humbjen e disa prej sendeve personale të deputetit Sokol Olldashi, që humbi jetën në një aksident rrugor më 20 nëntor 2013. Kryefjala e këtyre sendeve, që është përmendur që në fillim të hetimeve, është portofoli i të ndjerit. E përditshmja “Panorama” shkruan se portofoli është vjedhur, dhe sinjali i parë është dhënë nga njëri prej efektivave të policisë që ka mbërritur në vendngjarje, pas njoftimit për aksidentin në sallën operative.