Presidenti i KE-se Barroso, ne daten 30 qershor do te jete ne Tirane
Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso pritet të vizitojë Tiranën në datën 30 qershor. Me këtë rast Barroso do të mbajë edhe një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë, me siguri duke mbajtur në fokus marrjen e statusit të vendit kandidat dhe procesin e integrimit të Shqipërisë. Po kështu Barroso do të takohet edhe me drejtuesit kryesorë të institucioneve të vendit. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Kuvendit Ilir Meta në seancën e sotme plenare.
s.z
Marrë nga ResPublica.al