Një anëtare e një grupi të muzikës popullore që është i ndaluar të performojë në Turqi ka vdekur në ditën e 288 të një grevë urie.
Këngëtarja dhe një koleg i saj kishin filluar grevën ndërsa ishin arrestuar, pasi kishin protestuar kundër qeevrisë, thuhet në një deklaratë të grupit të tyre në rrjetet sociale.
“Grup Yorum”, i njohur për këngët e tyre protestuese anti-qeevritare, tha se Helin Bolek, 28 vjeç, kishte vdekur në një shtëpi në Stamboll, ku ajo kishte qenë duke mbatur grevën e urisë në përpjekje për të bërë presion ndaj qeverisë për të ndryshuar vendimin që e ndalon bandën të performojë në Turqi.

Grup Yorum është një kolektiv popullor me një anëtarësi. Grupi është ndaluar të performojë në Turqi që nga viti 2016, dhe autoritetet kanë arrestur disa prej anëtarëve të saj.
Qeveria akuzon “Grup Yorum” për lidhje me Partinë e jashtëligjshme në Turqi, ndërsa Partia Liberale e Lirisë së Popullit DHKP/C është e shpallur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Europian.

Grupi muzikor ka mohuar që është pjesë e partisë, ndërsa ata kishin nisur një grevë që përfundoi tragjikisht.
Të dy anëtarët që ishin në grevë po kërkonin që Grup Yorum të lejohej të rifillonte koncertet, dhe që anëtarët e bandës së burgosur të lirohen dhe që paditë kundër këtij grupi të rrëzohen. Dy anëtarë të bandit të Grup Yorum. Bolek dhe Gokcek u dërguan me forcë në spital më 11 mars, por u nxorrën një javë më vonë pasi ata refuzuan trajtimin, tha Shoqata për të Drejtat e Njeriut me qendër në Ankara, IHD.

IHD tha se një delegacion i aktivistëve të të drejtave të njeriut takoi zëvendësministrin e brendshëm të Turqisë muajin e kaluar për të kërkuar një zgjidhje që do t’i jepte fund grevës së urisë. Qeveria nuk pranoi të vlerësojë kërkesat derisa greva të ndërpritej, tha shoqata.
Grevistët në Turqi refuzojnë ushqimin, por konsumojnë lëngje që zgjasin protestat e tyre./ HistoriaIme