Putinit i vjen thirrje nga Maqedonia per “bashkim me Rusine e Re”
Pas thirrjeve nga Transnjistria dhe rajoneve rusishtfolëse të Ukrainës, “superxhiroja” që ka marrë presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin, ka nxitur edhe një grup maqedonasish t’i drejtohen drejtpërdrejt atij. Kërkesa është e thjeshtë, që ta bëjë edhe Maqedoninë pjesë e Federatës Ruse. Në Facebook është hapur një faqe e quajtur “Putin bashkoje edhe Maqedoninë”. Në të kërkohet që Maqedonia t’i bashkohet “Rusisë së Re”, duke u paraqitur edhe harta e mundshme e bashkimit, njofton tetovasot./Respublica.al/