Qeveria vendos kushte sigurie per 28 plazhe ne vend
Secili prej 28 plazheve në të gjithë territorin e vendit të autorizuara për përdorim publik do t’i nënshtrohet kushteve mjaft strikte si për sa i përket sigurisë e higjienës, ashtu dhe për sportet ujore që do lejohen në secilin prej tyre.
Përmes një vendimi për sigurinë në det, plazhe e ujërat në brendësi të territorit, Këshilli i Ministrave ka identifikuar tre llojet e sporteve ujore që mund të kryhen në këta plazhe.