Reagon Vucic: “Shqiptaret donin te tregonin Serbine si intolerante”. Pritet reagimi i Rames
Tensionohen tashmë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë si asnjëherë më parë duke e transferuar debatin nga fusha e lojës drejt zyrave më të larta qeveritare.
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vucic ka reaguar për ngjarjen në stadiumin e Beogradit.
Ai është shprehur: “Qëllimi i ekstremistëve shqiptarë ishte që të tregonin Serbinë si një vend intolerant dhe të poshtëronin qytetarët tanë”.
Ai është shprehur se autoritetet do të dënojnë këdo që ka shkelur ligjin. Pas deklaratave të kryeministrit serb pritet një reagim i kryeministrit shqiptar Edi Rama.
http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2014&mm=10&dd=15&nav_category=11&nav_id=911894