Red Bull paguan 13 milion dollare per konsumatoret qe nuk u bene me krahe
Ka nga ata që vërtetë kanë shpresuar se do të bëheshin me krahë duke pirë një kanaçe Red Bull. Pikërisht me këta persona duhet të përballet tani prodhuesi gjigand i pijes energjike që “të bën me krahë”.
Në Shtetet e Bashkuara një konsumator i ka ngritur padi kompanisë duke e akuzuar atë për reklama mashtruese dhe tani Red Bull është i detyruar të paguajë një rimbursim prej 13 milionë dollarë.
Sipas kësaj mase kushdo në Shtetet e Bashkuara që ka konsumuar Red Bull nga 1 janari 2002 deri më 3 tetor 2014 mund të kërkojë një kompensim prej 10 dollarë (para në dorë) ose 15 dollarë pije.