Reforma territoriale, mblidhet komisioni
Është mbledhur paraditen e së martës komisioni për reformën territoriale, drejtuesit e të cilit kanë prezantuar veçoritë dhe risitë që do të sjellë ajo. Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi deklaroi në fjalën e tij se reforma e re e ndarjes administrative do të rrisë performancën e administratave vendore. “Reforma territoriale është një realitet i ri në pak muaj qeverisje. Shkaku kryesor i kësaj reforme ka qenë fragmentimi i territorit. Por krijimi i bashkive më të mëdha do krijojë kushtet që administrata vendore të përballojë të gjitha sfidat”, deklaroi Çuçi. Ai theksoi se, faza tranzitore duhet të trajtohet me shumë kujdes nga vendorët, në mënyrë që sfidat që do të dalin të përballohen me sukses.