Rehabilitimi i lumit Gjanica, shemben dhe godinat me leje
Rehabilitimi i lumit Gjanica në Fier veçse të përmisojë pamjen e qytetit e të zgjidhë problemin e vazhdueshëm të përmbytjeve, duket se do të sjellë dhe prishjen e banesave dhe bizneseve në rreze 27 metra larg lumit. Kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftiar Zeqaj, bëri të ditur se një pjesë e godinave që do të prishen janë me leje dhe pronarët e këtyre godinave do të rimbursohen. Zeqaj shton se kjo nismë deri tani është mirëpritur nga qytetarët dhe nuk ka patur asnjë kundërshtim.
Gazeta Shqip raporton se kryebashkiaku i Fierit disa ditë më parë është takuar me përfaqësuesit e bizneseve që do të prishen gjatë realizimit të këtij projekti dhe i ka sqaruar ata për proçedurat që do të ndjekin më tej. Pronarëve i janë kërkuar dokumentacioni i pronësisë dhe hipotekimi i godinave që do të shemben. Pasi të verifikohen godinat që janë me leje pritet të shpronësohen brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Lexo edhe: Përmbytjet në Fier: Bashkia nuk ka fonde për dëmshpërblim