“Revolucioni ne Mal te Zi”, protesta u organizua ne Facebook, mes te arrestuarve dhe gazetare
Në protestat e së shtunës(15.02.2014) në Podgoricë mbetën të plagosur 9 policë nga përleshjet me 300 protestues. Qytetarët marshuan në selinë qeveritare duke kërkuar dorëheqjen e administratës për shkak të papunësisë, korrupsionit dhe kushteve të vështira ekonomike. Protestuesit qëlluan me gurë duke plagosur disa policë. Nga ana tjetër, edhe forcat e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotësjellës për të ndaluar protestuesit.