Sarkozi shoqerohet ne polici. Dyshime per shperblimin e nje gjyqtari ne kembim te informacioneve
Nën dyshimet se është përpjekur të sigurojë informacione përmes rryshfetit e shpërblimit, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozi është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me një rast përgjimesh. Vendimi për ta shoqëruar ish-kreun e shtetit në Nanterrë, në afërsi të Parisit, është një hap i papreçedent kundrejt një ish-presidenti. Avokati i Sarkozisë u mor në pyetje të hënën nën dyshimin se është përpjekur të sigurojë informacione mbi një hetim që po bëhej ndaj klientit të tij. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse Sarkozi, president nga viti 2007 në 2012, i kishte premtuar një rol prestigjioz në Monako një gjyqtari të nivelit të lartë në këmbim të informacioneve. Gilbert Azibert, një nga gjyqtarët më të vjetër në Gjykatën e Apelit, u thirr gjithashtu për t’u marrë në pyetje ditën e hënë.
a.k
Marrë nga RePublica.al