Schumi del nga koma dhe komunikon me te afermit (VIDEO)
Ish-kampioni i Botës në Formula 1 nuk është më në koma. Faza e zgjimit, që menaxherja e tij Kehm njoftoi në deklaratën e fundit të saj në fillim të Prillit, duket se zgjati shumë më tepër nga sa pritej.
Por, e rëndësishme është që Michael Schumacher mund të dëgjojë zëra dhe mund t’i përgjigjet prekjeve. Në deklaratën, Sabina Kehm, thuhet se “Michael është larguar nga spitali në Grenobël për të vazhduar fazën e gjatë të rehabilitimit të tij”, dhe veçohet se “ai më nuk është në gjendje kome”.
Ndërkohë, e ardhmja duket se do të jetë disi e panjohur, pasi vet familja kërkon mirëkuptimin e të gjithëve, në mënyrë që rehabilitimi i mëtejshëm i tij të kryhet jashtë prezencës së publikut.
Thuhet se ai mund të komunikojë me të afërmit e tij, veçanërisht me të shoqen Corinna, 45 vjeç, dhe fëmijët e tij. Schumi u rrëzua më 29 Dhjetor 2013 në Alpet Franceze, në Meribel, teksa bënte ski./shqiptarja.com/
Per me shume shikoni VIDEON nga Repubblica.it