Serbia thote se nuk do pranoje tifozet shqiptare ne Beograd
Serbia shkon drejt një mospranimi në bllok të të gjithë tifozëve shqiptarë për ndeshjen e 14 tetorit. Të paktën, duke u bazuar në deklaratën e dhënë së fundmi nga Komisari për Sigurinë në Federatën Serbe, Milivoj Mirkov, për sajtin serb Alo.rs.
Mirkov ka deklaruar për faqen në fjalë se tifozët shqiptarë nuk do ta ndjekin ndeshjen Serbi-Shqipëri që do të luhet në Beograd, duke shtuar se shumë shpejt ky vendim do t’i komunikohet zyrtarisht edhe Federatës Shqiptare të Futbollit, raporton Sport News.