Shenim: Berisha “analizon” 300 ditet e Rames, por cdo akuze i ka rrenjet tek qeverisja e tij
Ish-kryeministri Sali Berisha doli para mediave për të bërë “analizën e analizës” së 300 ditëve të para të qeverisë Rama, të cilat i quajti 300 ditët e mashtrimit, pasi sipas tij qeveria nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Berisha tha se 300 ditësh shqiptarët janë më të varfër, më të pasigurt, më të papunë. Ish kryeministri i mori të gjiithë sektorët me rradhë për të ekspozuar difektet, ndërkohë që sipas tij “kurrë në histori institucionet nuk janë pushtuar nga delinkuentë, vrasës, përdhunues, pengmarrës”. Megjithatë, çdo pohim i Berishës ka një “por” të madh nga prapa.
-Rama premtoi shëndetësi falas, sot nuk u bë por u korruptua më shumë sistemi, tha Berisha. Fakti është që sot në spitale gjen ilaçe si asnjëherë gjatë tetë viteve.
-Premtoi legalizime falas. Sot për të legalizuar banesën paguajnë dy herë më shumë, për çmimin e tokës dhe të tjera, tha Berisha. Fakti është që qeveria e tij nuk e mbaroi kurrë procesin, përkundrazi vala e ndërtimeve pa leje kaloi në epidemi.
-Berisha akuzoi deputetin e PS-së Koço Kokëdhima se ka monopolizuar naftën. “Nafta është bërë Koç dhe Koçoja është bërë naftë. Sot është Koçoja Bajloz i naftës”, tha ai. Me metaforën e ish kryeministrit mund të bjerë dakord shumëkush, por fakti është që për herë të parë pas kaq kohësh, Albpetrol kontribuoi në arkën e shtetit.
-S’jam as profet as Kasandër por pasojat e tmerrshme të borxhit 74% mbi shpatullat e shqiptarëve, bashkë me pasojat korruptive të CEZ fillojnë vitin që vjen dhe do jenë një gur i rëndë varur në qafën e çdo shqiptari, tha Berisha. Megjithëse nuk do të bëjë Kasandrën, ish kryeministri ka një vit që flet për skenarin grek, ndërkohë që me “pasojat korruptive të CEZ” bën një autogol të madh, sepse privatizimi i dështuar ishte vepër e tij.
a.k
Marrë nga ResPublica.al