Sheshi “Nene Tereza”: Punimet dhe pastrimet per viziten e madhe te Papa Franceskut
Foto lajm
Sheshi “Nënë Tereza”
Punimet dhe pastrimet për vizitën e madhe të Papa Françeskut
Punimet për restaurimin e sheshit “Nënë Tereza”, kanë nisur me shpejtësi prej rreth dy javësh, ndërsa vijojnë ende për t’u përmbyllur javën e dytë të muajit shtator, disa ditë përpara mbërritjes së Papa Françeskut në Shqipëri.
Siç edhe u premtua, referuar projektit të miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, puna ka nisur fillimisht me heqjen e shatërvanit, hapësira e të cilit ka filluar të mbulohet nga pllaka të gurta, si ato të bulevardit.
Paralelisht po punohet për restaurimin dhe pastrimin e fasadave të ndërtesave përreth, si godina dhe shkallaret e Korpusit të Universitetit, ajo e Universitetit të Arteve dhe kolonat përballë saj, që lidhin Rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe Muzeun Arkeologjik.
Pa përjashtuar edhe larjen e shkallëve dhe pastrimin e mureve nga letrat ngjitëse, kryesisht postera deputetësh, të ngjitura në periudha fushatash elektorale, të mbivendosura vit pas viti.
Marrë nga gazeta-shqip.com