Shfrytezonin femijet per te lypur, pranga prinderve
Një çift prindërish në qytetin e Durrësit kanë rënë sot në prangat e policisë. Ata akuzohen se shfrytëzonin për të lypur fëmijët e tyre. Të arrestuarit janë Besim P. 48 vjeç dhe Flutra S. 36 vjeçe prindër të 5 fëmijëve. Policia bën me dije se dy personat pe arrestuar të cilët bashkëjetonin me njëri-tjetrin nxirnin katër nga fëmijët e tyre për të lypur në lagjen numër një të qytetit. Nga hetimet e kryera rezulton se këtë aktivitet 2 të arrestuarit e ushtronin prej një viti. Vënia në pranga e dy prindërve u bë nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Durrës në kuadër të operacionit policor “Vollga” /Balkanweb.com/