Shkeljet, shkarkohen 77 police dhe 11 oficere rrugore
Posted On 23/09/2013
0
Largohen nga strukturat e Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës rreth 80% të efektivit të këtij Komisariati. Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Drejtoria e Përgjithshme e Inspektimit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kanë kryer një hetim të gjerë lidhur me zbatimin e ligjshmërisë dhe procedurave standarde gjatë kryerjes së detyrës.