Shqiperi-BE, 11 prioritetet e miratuara
Shqipëria dhe BE kanë miratuar prioritet për integrimin e vendit tonë në union. Në takimin e nivelit të lartë të dialogut u vendosën 11 prioritete. Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule tha se, KE ka rekomanduar dhënien e statusit kandidat dhe tashmë i mbetet Shqipërisë të ndërmarrë hapat e kërkuara në mënyrë që në qershor vendet anëtare të miratojnë dhënien e statusit.