Siguria kombetare: Rrezik, terrorizmi e nacionalizmi ekstrem
Terrorizmi dhe nacionalizmi ekstrem, armët e shkatërrimit në masë, sulmet kibernetike dhe trafiqet e pali-gjshme përbëjnë një kërcënim në rritje për sigurinë tonë kombëtare. Paralajmërimi jepet në draftin orientues të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë. Dokumenti i shqyrtuar ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nën drejtimin e Presidentit, Bujar Nishani veç “fotografimit” të situatës aktuale përmban edhe sugjerimet përkatëse për marrjen e masave parandaluese, ku për herë të parë si shqetësim për popullatën futet edhe rreziku nga ujqërit apo kopetë e egërsuara. Ndër rekomandimet e përfshira zyrtarisht në këtë dokument shtrohet për zgjidhje për herë të parë edhe çështja çame, përcaktimi i kufijve detarë, hartimi i një platforme shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon si edhe institucionalizimi i partneritetit strategjik me Turqinë e Greqinë.