Sinan Tafaj, “mbreti i të verbërve”/ Pasuria e tij ia vlen të luftosh kundër qeverisë!
Ndërsa qeveria ka hyrë në një betejë për të pastruar spekulimet me listën e personave me aftësi të kufizuar, një letër në redaksi nga brenda shoqatës na bën një portret të Sinan Tafajt, kryetarit të përjetshëm të kësaj shoqate prej vitit 1992.
Letra na jep hollësi për dhjetëra pasuri të patundshme të tij, që nga Spanja e deri në Mal të Dajtit, ku përfshihen apartamente, vila, troje etj.
Listën mund ta botojmë të plotë, por do bëjmë një herë disa verifikime që të mos ketë spekulime.
Verifikuam vetëm një leje ndërtimi për vilë në Dajt.
Nga ana tjetër, një listë borderosh ku ai paguhet është më e verifikueshme. Këtë të dytën po e publikojmë.
Tafaj paguhet si më poshtë:
-1.400.000 lekë rrogë si president i Shoqatës së të Verbërve.
-250.000 lekë si kryetar dhe anëtar i bordit drejtues të Qendrës Kombëtare të të Verbërve.
-100.000 lekë si anëtar i komisionit mjekësor për përcaktimin e verbërisë, plus të një sasie lekësh që merr si anëtar dhe kryetar i aftësisë së kufizuar.
-600.000 lekë kompensim si i verbër.
-1300 euro kompensim verbërie nga shteti spanjoll (duke qenë se ka edhe shtetësinë spanjolle).
-1.000.000 lekë nga projektet e ndryshme.
Gjithsej afërsisht 6 milionë e 300 mijë lekë të vjetra në muaj.
Për kaq ia vlen të luftojë e të mos e dorëzojë kurrë atë karrige.
Marrë nga gazetatema.net