Sinanaj pohon 27 vrasje. “Vura dhe bomben ne Gjykate, me urdheroi nje politikan”
“Kam bërë 27 vrasje në Shqipëri, Itali dhe në Greqi, ku kam jetuar që 14 vjeç. Kam marrë pjesë në shpërthimet në gjykatën e Selanikut në maj 2010, në zbatim të urdhrit që më dha anëtari i një partie politike”. Kjo është, sipas informacionit që ka siguruar gazeta greke “To Vima”, ajo që ka pohuar 30 vjeçari shqiptar Julian Sinanaj, i arrestuar në Tiranë para disa ditësh, si pjesë e një grupi që kryente vrasje me pagesë.