Sipas Nishanit, ne Shqiperi ka 6 fe zyrtare!
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me ftesë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, mori pjesë sot paradite në ceremoninë tradicionale të pelegrinazhit bektashian në Malit e Shenjtë të Tomorit, që u zhvillua në mjediset e Teqesë së Kulmakut. Mirepo sipas Presidentit, ne Shqiperi ka 6 fe zyrtare!
Ai tha:
“Përfitoj nga ky rast i bekuar për të vënë në dukje e theksuar një vlerë sa të rrallë, aq edhe të natyrshme të popullit e vendit tonë: bashkëjetesën historike e tradicionale mes feve në Shqipëri, ku pasuesit e gjashtë feve ushtrojnë krejt lirshëm e në harmoni të plotë me njëri-tjetrin besimin e tyre shpirtëror.“
Kujtojme se, ne fakt, ka 5 besime zyrtare qe perfaqesohen nga: Komuniteti Musliman, Kisha Ortodokse, Kisha Katolike, Kryegjyshata e Bektashinjve dhe Vellazeri Ungjillore. Shteti shqiptar akordon per secilen fond te vecante cdo vit, nga buxheti i shtetit.
http://president.al/?p=20307