Skandal i ri me Belleair
Qindra udhëtarë edhe të hënën kanë pritur me orë të tëra për të fluturuar drejt Zvicrës, Gjermanisë, por edhe destinacioneve tjera, pasi kompania ajrore “Belle Air” i ka mashtruar ata, duke ua marrë paratë dhe duke mos iu siguruar vende në avion, pavarësisht se shumica e tyre biletat për të udhëtuar i kishin rezervuar prej më shumë se gjashtë muajsh. Qytetarë të shumtë edhe të hënën pritnin para sporteleve të kompanisë “Belle Air” për të marrë informacione rreth shtyrjeve dhe anulimit të fluturimit.