SKANDAL si i BSH, mbi 5 mln euro te INSIG shkojne per shperblime ne degen e Kosoves
Foto ilustruese nga TCH
Media po raporton për një ngjarje që për nga përmasat dhe dëmi ekonomik mund të jetë e ngjashme me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Mësohet se pas skandalit në Bankën e Shqipërisë nga ku u vodhën 713 milionë lekë, një tjetër skandal në shifrën e afro 5 milionë euro është nën hetimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Tiranës për kompaninë e shtetërore të sigurimeve INSIG.
 
Gjithçka ka nisur pas një kallëzimi të Ministrisë së Financave ku në degën e INSIG në Kosovë, ka rezultuar se për vitet 2009-2013 nga primi i TPL është shpërdoruar një fond prej 5 milionë e 135 mijë e 506 euro, raporton A1 Report.
Në raportin që disponon Prokuroria sëbashku me kallëzimin, vihet re se disa nga personat përgjegjës për këtë abuzim janë ish-zv.ministri i Financave Alfred Rushaj; Omer Stringa; Asllan Shera, ish-këshilltar i ministrit Bode; dhe P.Kolnikaj.
 
Sipas kallëzimit këta kanë qenë drejtues të Këshillit Mbikëqyrës të INSIG-ut Kosovë, kompani e cila është në varësi të INSIG Shqipëri, e vetmja kompani me kapital 100% shtetëror.
 
Në kallëzimin e depozituar pranë Prokurorisë së Tiranës, Ministria e Financave kërkon që për shpërdorimin e detyrës përgjegjësitë të nxirren jo vetëm me ish-drejtuesit për periudhën 2009-2013, por dhe me strukturat vendimmarrëse, si administratorët e shoqërisë dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës.
 
E teksa tashmë procedimi penal ndodhet në fazën e verifikimeve nga njësia task-forcë, për krimin ekonomik një burim tha për “A1Report” se pritet që informacione të shkëmbehen dhe me Prokurorinë e Kosovës për sekuestrim dokumentesh dhe urdhër ndalimi pasi dega e INSIG Kosovë ndodhet në Prishtinë. 
Lexoni detaje per kete lajm duke klikuar linqet me poshte:

 
		    				        
 
								     
								    






 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.