Spanje, betohet Mbreti Felipe VI
Princi i Kurorës, Felipe, u shpall Mbreti i ri i Spanjës gjatë një ceremonie në Parlament. Ai do të njihet tashmë si Mbreti i Spanjës, Felipe VI. Mbreti Felipe mori fillimisht brezin mbretëror nga i ati, Juan Carlos, në një ceremoni në Pallatin Zarzuela, pranë Madridit. Ai aderoi në Fron gjatë mesnatës, pasi Juan Carlos abdikoi formalisht gjatë së mërkurës. Korrespondentët thanë se ceremonitë u zhvilluan jo me shumë bujë, në një kohë kur shumë spanjollë vuajnë nga vështirësi ekonomike.